Policia rrugore, masa drastike në fundjavë

09/08/2010 14:55

Task force e policisë rrugore ka vazhduar sërish këtë fundjavë me masat drastike, ndaj atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë kësaj fundjave janë bllokuar të paktën 200 leje drejtimi të automjeteve.

Kontrolli gjatë të shtunave dhe të dielave ka qenë edhe më i rreptë gjatë dy javëve të fundit, ku ka patur edhe një shtim të aksidenteve në rrethe të ndryshme të vendit.

Forca më të shumta policie që kanë mbështetur task forcën kanë patrulluar në akset më problematike të vendit pas orës 23 të mbrëmjes kur edhe vihen re lëvizjet me shpejtësi të automjeteve, si edhe të shoferëve që konsumojnë pije alkoolike.

Top Channel