Një vit nga vrasja e katër policëve

09/08/2010 10:20

Paraditen e sotme është zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve ceremonia përkujtimore një vit pas vrasjes së 4 policëve gjatë aksionit për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti.

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka deklaruar se të tilla ngjarje nuk duhet të përsëriten kurrë më në të ardhmen.

“Një vit më parë humbën jetën katër policë, ndër më të mirët e efektivëve tanë. Kjo ngjarje na kujton betimin e madh të kësaj uniforme për realizimin e disa prej lirive që qytetarët kanë endërruar prej dekadave me radhë. Mësimet e nxjerra nga këto ngjarje do të shërbejnë që kurrë më dikush të drejtoj armën ndaj policisë së shtetit dhe të ketë mundësinë ta përdorë atë. Ata janë sot në gjirin e dheut të etërve, por janë përgjithmonë në zemrat tona”, është shprehur Basha.

Katër policët u shpallën “Dëshmorë të atdheut” dhe eshtrat e tyre pushojnë në Varrezat e Dëshmorëve.

Top Channel