Korçë, shpërthim granate, dy të plagosur

09/08/2010 08:00

Dy persona u plagosën nga një shpërthim granate që ndodhi në Voskopojë të Korçës, afër një fabrike armësh rreth orës 18 të së dielës.

Burime të policisë bënë të ditur se nga shpërthimi mbeti i plagosur Genc Upja, 34 vjeç, dhe një 17 vjeçar me iniciale D.H.

Dy të rinjtë ishin duke mbledhur skrap në momentin e shpërthimit të granatës.

Sipas të njëjtave burime, 17 vjeçari mori plagë të rënda në fytyrë dhe trup dhe gjendja e tij shëndetësore ishte shumë serioze ndaj dhe mjekët vendosen që ai të dërgohej urgjentisht në spitalin e Tiranës.

Ndërkaq, 34 vjeçari që ndodhej në gjendje më të lehtë, iu nënshtrua terapisë intensive në spitalin e Korçës.

Top Channel