Klos, banorët tre ditë pa ujë

09/08/2010 08:15

Ndërhyrjet e paligjshme në linjën e ujësjellësit, kanë lënë pa ujë të pijshëm fshatin Bene të Bashkisë së Klosit, në rrethin e Matit.

Banorët e këtij fshati kanë më tepër se tre ditë që vuajnë mungesën e ujit në ditët e nxehta të verës.

Shkak për mungesën është bërë ndërhyrja e disa banorëve në linjën e ujësjellësit për të marrë ujë për të vaditur tokat që kanë mbetur thatë pasi kanali i Klosit nuk funksionon normalisht.

Ujësjellësi i këtij fshati është ndërtuar vetëm dy vjet me parë.

Fshatarët e kësaj zone thonë se kanalet vaditëse të tokave menaxhohen keq nga bordi i kullimit në Burrel, çka i detyron ata edhe pse në mënyrë të paligjshme të ujisin tokat duke ndërhyrë në rrjetin e ujit të pijshëm.

Top Channel