Buka shtrenjtohet me 10 lekë

09/08/2010 16:15

Cmimi i bukës në disa furra të kryeqytetit është rritur me 10 lekë. Pronarët e furrave tregojnë se bëhet fjalë vetëm për bukën 750 gramshe dhe jo për llojet e tjera.

“Nga 600 e bëmë 700, sapo morrëm vesh që Rusia do ndalojë eksportin e grurit. Janë vetëm 100 lekë, por 100 lekë bën diferencën”shprehet një prej pronarëve.

Prodhuesit e bukës sqarojnë se në treg cmimi i miellit është 25% më i shtrenjtë, c’ka bën që edhe kostoja për prodhimin e bukës të rritet me 10 lekë. Por jo të gjitha furrat e bukës janë detyruar të rrisin cmimin.

Por ndërsa në treg prodhuesit e bukës sqarojnë se cmimet e tyre janë të varura nga importuesit e miellit, administratori i përgjithshëm i Kofindustrias tha se në shtator rritja do të jetë më e lartë.

Sipas zotit Buxhuku, arsyet që pritet të sjellin një rritje të mëtejshme të cmimit të miellit në tregun shqiptar është rritja e cmimit në bursën botërore, rritja e cmimit të miellit të importuar, si dhe pritja e përfundimit të sezonit të drithërave.

Problemet me të cilat po përballen vende si Argjentina, Rusia, Australia dhe Ukraina po sjellin rritje të cmimit në bursë.

Në Shqipëri më pak se gjysma e grurit është vendas, pjesa tjetër është e importuar, c’ka bën që tregu shqiptar të preket nga këto lëvizje të cmimit.

Top Channel