Nga dasma në spital

08/08/2010 15:55

Fundjava ka rritur numrin e pacientëve në urgjencë në pavionin infektiv. Mjeket infeksioniste shpjegojnë se shumë nga pacinetët vijnë të helmuar nga ushqimet që konsumojnë nëpër dasma. Mesatarisht në një ditë në këtë pavion paraqiten rreth 80 persona.

Ushqimet që konsumohen nëpër restorante, kryesisht nëpër dasma, shpesh janë të kontaminuara për shkak të temperaturave të larta dhe ruajtjes në kushte të papërshtatshme.

Mjekja infeksioniste Ermira Muço shpjegon se ka dhe shumë raste të prekur nga një virozë e stinës, ndaj u rekomandon qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm në këtë periudhë, të konsumojnë ushqime të freskëta dhe të ruajtura në kushte frigoriferike.

Në këtë periudhë ushqimet duhet të gatuhen në temperaturë 70 gradë celcius dhe pasi nxirren nga frigoriferi ato mund të ngrohen dhe duhen konsumuar, pasi ushqimi nuk mund të futet dhe të ngrohet sërish .

Top Channel