Fier, makina bie nga ura, 1 i vdekur

08/08/2010 11:00

Tjetër aksident më pasojë vdekjen e një personi regjistrohet në rrugët shqiptare. Këtë radhë ngjarja e rëndë ndodhi në Fier tek Ura e Mbrostarit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Seman.

Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme kur mjeti me targë Fr 5639 B doli nga rruga për të përfunduar në lumin Seman. Si pasojë e rënies ka gjetur vdekjen një shtetasi Nelson Lika 22 vjeç.

Ndërkaq ende nuk dihet numri i personave që udhëtonin me mjetin. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj, ndërsa dyshimet e para janë se shkak i aksidentit të jetë shpejtësia tej normave të lejuara të mjetit.

Top Channel