SHBA, 131.000 vende pune të humbura në korrik

06/08/2010 19:00

Ekonomia amerikane pësoi një humbje prej 131 mijë vende pune në korrik, muaji i dytë për humbjet më të larta në Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Punës, i cili ka saktësuar se sektori privat krijoi vetëm 71 mijë vende të reja pune.

Gjithësesi, të dyja shifrat janë më të këqija nga sa pritej. Pavarësisht rënies së përgjithshme të humbjes së vendeve të punës, shifra e papunësisë ka mbetur e pandryshuar në 9.5 për qind.

Shumë analistë janë të shqetësuar se papunësia e lartë po minon rimëkëmbjen e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu, humbja e vendeve të punës ka bërë që aksionet në bursa të bien ndjeshëm, me indeksin e Dow Jones që ka rënë me 120 pikë, ose më shumë se 1 për qind.

Ndikimi është shtrirë edhe në tregjet evropiane, kryesisht në Londër, Paris dhe Frankfurt me një prënie prej 1 për qind.

Top Channel