Obama, letër Topit dhe Berishës

06/08/2010 11:00

Presienti amerikan Barack Obama ka dërguar një mesazh mirënjohjeje për presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha, në përgjigje të urimit për përvjetorin e 234-të të pavarësisë së SHBA-ve.

Në mesazh thuhet:

“I dashur zoti President,

Ndërsa populli amerikan feston përvjetorin e 234-t të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, dëshiroj t’ju falenderoj për mesazhin tuaj të ngrohtë si dhe për urimet tuaja më të mira!

Idealet mbi të cilat është e ndërtuar Amerika – demokracia, liria dhe dinjiteti –, vazhdojnë të mbeten po aq të rëndësishme sot sa ç’kanë qenë edhe në vitin 1776. Unë shpresoj se këto ideale do të gëzohen dhe lartësohen nga popujt anembanë botës!”.

Top Channel