“Kurum”: Mbyllim aktivitetin nëse vijon greva

06/08/2010 19:40

Përfaqësues të kompanisë turke “Kururm Intenational” shprehen se do të mbyllin aktivitetin nëse greva e punëtorëve vazhdon.

Sipas tyre, greva e nisur që më datë 3 gusht ka bllokuar plotësisht veprimatrinë ekonomike të kompanisë, duke i shkaktuar asaj një dëm të konsiderueshëm.

“Kryerja e këtyre veprimve të paligjshme ka bllokuar veprimtarinë ekonomike të shoqërise, duke i shkaktuar asaj një dëm shumë të madh ekonomik, por edhe në imazhin e saj në publik. Në këto kushte shprehim pasiguri dhe mosbesimin e investitorëve të huaj për garantimin e kushteve të nevojshme për kryerjen e aktivitetit të tij ekonomik, mungesa e të cilave mund të sjellë pasoja të padëshirueshme, duke marre masa radikale deri në mbylljen e aktivitetit të shoqërisë”, ka deklaruar Koray Zeytinoglu, administrator i kompanisë.

Por nga ana tjetër ka reaguar edhe sidniakta e punëtorëve të kësaj kompanie, e cila i ka bërë thirrje palës turke të ulet për bisedime dhe të plotësojë tre kërkesat e tyre ekonomike, pasi në rast të kundërt punëtorët do të hyjnë në grevë urie.

“Ne kërkojmë nga kompania që ajo të ulet në bisedime me sindikatën dhe të mos rëndojë gjëndja më thellë. Ne jemi të vendosur për tre pika kryesore, si largimi i 3 personave kyc që nuk pëlqehen nga punonjësit. Nëse ata nuk largohen ne do të hyjmë në grevë urie”, ka deklaruar Tafë Koleci.

Përfaqësuesi i palës turke në një konferencë për shtyp është shprehur se kompania është e angazhuar për plotësimin e kushteve për punëtorët e “Kurum”.

Top Channel