Presidenti, Krasniqi: Reagimi i PD-së, pas kritikave për SHISH

05/08/2010 21:50

Ish-këshilltari presidencial, Afrim Krasniqi ka komentuar në emisionin “Top Story” në Top Channel reagimin e PD-së kundër presidentit të Republikës.

Sipas tij, ndër arsyet kryesore janë qëndrimi i kreut të shtetit kundër ligjit të SHISH-it dhe një presion ndaj presidentit për të mos u kthyer në PD, pas mbarimit të mandatit.

“Deklarata kundër presidentit erdhi si reagim pas vërejtjeve të presidentit kundër ligjit të SHISH-it”, është shprehur Krasniqi.

“Ajo deklaratë ishte edhe një mbyllje deri diku e rikthimit të Bamir Topit për t’u kthyer në Partinë Demokratike”, theksoi ai.

Top Channel