Krasniqi: 2010, një vit i humbur

05/08/2010 21:20

Ish-këshilltari presidencial, Afrim Krasniqi ka deklaruar në emisionin “Top Story” në Top Channel se “emëruesi i përbashkët i 2010-ës është një vit i humbur në interesin e qytetarëve”.

“Ky vit na solli që në vend që Shqipëria të dalë nga tranzicioni, të hyjë edhe vite të tjera në tranzicion. Kemi një vit që të gjitha institucionet në Shqipëri nuk kanë asnjë zbatim të premtimeve, por vetëm kriza politike”, është shprehur Krasniqi.

“Paradoksi më i madh është se edhe pse gjërat kanë shkuar shumë keq, politikanët tanë janë bërë më të fortë. Sot kemi liderë shumë të fortë, parti jo ekzistente dhe qytetarë të varfër. Jemi i vetmi vend në NATO që s’kemi bërë standardet e kërkuara në zgjedhje”, theksoi ai.

Top Channel