Greqi, shkatërrohet banda e grabitësve

05/08/2010 14:15

Policia greke shpartalloi një organizatë kriminale shqiptaro-gjeorgjiane. Sipas policisë së Athinës, operacioni u zhvillua në lagjiet Kolono, Shën Pandeleimon dhe Eliniko pasditen e së mërkurës.

Burime policore sqaruan për Top Channel se policia po ndiqte prej ditesh organizatën dhe konkretizoi operacionin në momentin kur anëtarët e saj po përgatiteshin të kryenin grabitjen e radhës.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e tyre, me praninë e prokurorit, policia gjeti dhe sekuestroi armë, sende të vjedhura dhe një sasi prej 30 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Policia tha se vuri në pranga tre shtetas shqiptarë dhe dy gjeorgjianë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për arsye hetimi.

Sipas autoriteteve greke, anëtaret e kësaj organizate akuzohen për vepra të rënda penale dhe krijim të organizatave kriminale.

Të arrestuarit dhe materialet në ngarkim të tyre do t’i dërgohen gjykatës, e cila do të vendosë afatet e burgimit.

Top Channel