Dhuna në familje

05/08/2010 17:10

Qindra femra kanë kërkuar gjatë këtij viti ndihmën e policisë, për t’u mbrojtur nga dhuna fizike e bashkëshortëve, të cilët në shumë raste kanë ndalur fëmijët të takohen me nënën e tyre, megjithëse gjykata është shprehur ndryshe.

Ekspertët e Shoqërisë Civile të cilët kanë hartuar edhe raportin hije të publikuar kanë theksuar se mosfunksionimi i zyrës së përmbarimit po krijon probleme të mëdha.

“Zyra e përmbarimit nuk ka qenë aq persistente në punën e saj. Por duhet të jetë më këmbëngulëse dhe të kërkojë edhe ndërhyrjen e policisë së shtetit dhe të ndihmojë që fëmijët të jenë në kujdestarinë e nënës nëse kjo është lënë”, është shprehur Merita Poni.

“Ligji i jep të drejtën që gruaja e dhunuar dhe fëmijët të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa burri të largohet. Ky ligj nuk gjen zbatim në shumë qytete dhe zona rurale të vendit dhe e bën edhe më të vështirë rehabilitimin e gruas”, theksoi Poni.

Këtë vit mbi 8oo femra kanë denoncuar familjarët e tyre në polici dhe është rritur numri i kërkesave për mbrojte. Ekspertët mendojnë se mungesa e një vendi të sigurt pune, por edhe varfëria si dhe ndikimi i familjes janë disa nga arsyet që mendohet se kanë çuar në rritjen e dhunës ndaj grave.

Top Channel