Voskopojë, helmohen 38 fëmijë nga Elbasani

04/08/2010 11:35

Të paktën 38 fëmijë nga Elbasani janë helmuar teksa ishin me ekskursion në Voskopojë.

Shkak është bërë konsumimi i ushqimit në një prej restoranteve të zonës.

Tetë prej fëmijëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhen në spital. Pjesa tjetër pas dhënies së ndihmës së nevojshmë është dërguar nëpër shtëpi.

Policia ka nisur hetimin për ngjarjen dhe po merr në pyetje fëmijët dhe mësueset.

Top Channel