Vlorë, kreu i bashkisë: Deti po ndotet nga anijet

04/08/2010 09:20

“Anijet e transportit dhe tragetet, të shtuara ndjeshëm ditët e fundit në Portin e Vlorës, kanë shkarkuar në det lëndët kimike duke ndotur gjithë zonën e plazhit të vjetër”, kështu ka deklaruar dje për mediat kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Ai ka pranuar se një pjesë e plazheve të Vlorës janë të ndotura, por, sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të industrisë.

Megjithatë Gjika ka pohuar se institucioni që ai drejton ka mjaft punë për të bërë në rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit të ujërave të zeza.

Top Channel