Ndotje alarmante në Elbasan

04/08/2010 22:05

Mbrëmjen e së mërkurës, i gjithë qyteti i Elbasanit është mbuluar nga tymi i shkaktuar prej djegieve të mbeturinave.

Zjarri ka marrë përmasa gjigande në të gjithë perimetrin e tij dhe instancat përgjegjëse nuk janë munduar që të jenë prezente për izolimin e flakëve.

Djegia e tyre është bërë një fenomen i përhershëm dhe tepër i bezdisshëm për të gjithë qytetarët dhe sidomos për banorët që jetojnë fare pranë grumbullimit.

I gjithë tymi i shkaktuar nga zjarri kthehet në një shqetësim për shëndetin e qytetarëve pasi gjatë djegies së tyre clirohet dioksid karboni, dioksid squfuri, si dhe lëndë të ngurta në formë bloze, element këto të dëmshme për organizmin.

Top Channel