Protesta e metalurgëve

03/08/2010 21:00

200 metalurgë të firmës turke KURUM kanë denoncuar publikisht drejtorin e Sektorit të Derdhjes së Çelikut pa Ndërprerje, Mehmet Xhen për dhunën e ushtruar ndaj një punëtori të kësaj kompanie.

Sipas metalurgëve, 54 vjeçari Refik Hasalla, është dhunuar fizikisht  në mënyrë të padrejtë nga ky drejtues, por sipas punëtorëve ky nuk është rasti i vetëm. Protestuesit kërkuan largimin e dhunuesve, ndërkohë që metalurgu i dhunuar ka bërë edhe padi penale.

“Fillimisht më plasi kapelen përtokë dhe kur isha ulur, ai u turr tek unë, më kapi për fyti dhe më gjuajti me grushta”, shprehet Refik Hasalla, metalurg.

“Ka pasur edhe raste të tjera, por jo kaq dhunuese”, thotë Bajram Lilo, metalurg.

“Sindikata jonë është tepër e indinjinjuar nga veprimet arbitrare duke thyer rregullat dhe shkelur dinjitetin e punëtorëve. Ne kemi vendosur grevën nga dita e sotme në vazhdim në kërkim të të drejtave tona”, theksoi Taf Koleci, sindikalist.

Pak javë më parë metalurgët zhvilluan edhe një tjetër protestë në lidhje me përmirësimin e kushteve të punës dhe të trajtimit të tyre.

Top Channel