Numri i personave që po hetohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës është duke u rritur.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë misionit EULEX, sipas të cilave lista e të dyshuarve dhe e dosjeve po rritet dita ditës.

“Lista ka pësuar ndryshime, por nuk është përfundimtare. Prokurorët po bëjnë një sërë hetimesh dhe numri i personave të dyshuar do të rritet edhe më tej”, kanë deklaruar burimet.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se hetimet mbi cështjet e korrupsionit dhe krimit krimit të organizuar janë shtrirë edhe në veri, ku ka edhe emra konkretë të të dyshuarve.

Top Channel