Tiranë, ekstradohet nga Spanja i kërkuari

31/07/2010 11:15

Është ekstraduar dje nga Spanja shtetasi shqiptar Ilia Kotiu, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për vepra të rënda penale.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Interpol Tirana, sipas të cilave Kotiu ishte arrestuar në vendin iberik nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas burimeve, 39 vjecari, i cili jetonte me identitet të rremë, kishte shfrytëzuar për qëllime përfitimi të fejuarën e tij.

Top Channel