Shkodër, 3 në pranga për kultivim droge

31/07/2010 11:05

Policia e qytetit të Shkodrës ka arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një kryeplak dhe dy inspektorë të policisë pyjore.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave tre personat akuzohen për mos kallëzim të krimit.

Sipas burimeve, arrestimet u kryen pasi ata kishin mbajtur të fshehtë një parcelë me rreth 1550 rrënjë narkotike të tipit kanabis sativa.

Top Channel