Kukës, vdes minatori

31/07/2010 19:30

Një 38-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën teksa punonte për të nxjerr krom. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen në fshatin Aliaj të komunës Surroj në Kukës.

Bashkë me viktimën Seser Ademi është plagosur edhe një person tjetër. Bëhet fjalë për Myftar Sinën 33-vjeç.

Mësohet se të dy personat kanë qenë duke nxjerrë krom në momentin që pati shembje të një masivi dherash.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Kukësit ku ka marrë edhe ndihmën e parë, ndërsa për 38-vjeçarin vdekja ishte e menjëhershme.

Policia  ka nisur hetimet për shkaqet që sollën aksidentin.

Top Channel