Konflikti për ujin

31/07/2010 19:55

Drejtori i Inspektoriatit të Higjenës, Mehill Gecaj tha për Top Channel se uji i ambalazhuar “Santa Mara” ka rezultuar me ndotje bakteriale, pesë herë mbi normën e lejuar.

Gecaj deklaroi se pas analizave të kryera në këtë subjekt është urdhëruar pezullimi i kësaj firme dhe janë vendosur disa gjoba.

Por përfaqësues të shoqërisë “Altrade” që prodhon ujin e ambalazhuar “Santa Mara” kanë reaguar duke deklaruar përmes një njoftimi zyrtar se drejtori i Higjenës ka konflikt interesi për shkak të një tjetre kompanie që prodhon ujë të ambalazhuar.

Sipas shoqërisë, ata nuk kanë asnjë proçesverbal për bllokim aktiviteti përkundrazi, sipas tyre, kanë të gjitha lejet e nevojshme për ushtrim aktiviteti.

Top Channel