Fier, burg pa afat dy mjekëve

31/07/2010 12:00

Gjykata e qarkut të Fierit ka dhënë masën “burg pa afat” për dy mjekët e arrestuar dy ditë më parë për mitmarrje.

Pas vendimit, Tushe Qalliu dhe Leon Shpataraku janë shoqëruar nga uniformat blu për në qeli.

Ata akuzohen për mitmarrje, pasi në këmbim të parave siguronin dëshmi për paaftësi për punë. Dy mjekët kanë qenë gjithashtu anëtarë të komisionit të KEMP-it.

Ndërkohë, policia vazhdon kërkimet për mjekun tjetër, Staver Furxhiu, me profesion psikiatër, i cili ka qenë kryetar i komisionit të paaftësisë.

Top Channel