Dyndje emigrantësh në Kapshticë

31/07/2010 12:10

Mijëra emigrantë janë dyndur në kufi nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës, duke krijuar radhë të gjata në territorin kufitar.

Fluksi i madh i emigrantëve që vijnë për pushime në vend nga shteti grek është shtuar gjatë orëve të natës, kur në pikën doganore greke radhët kanë arritur deri në 1 kilometër.

Për shkak të fluksit të madh të emigrantëve që kanë ardhur, menjëherë nga ana e policisë kufitare është ndërmarrë hapja e sporteleve shtesë për përballiminin e lëvizjeve në kufi.

Për të kryer procedurat e kalimit dhe të regjistrimit janë përdorur edhe sportelet e daljes nga territori shqiptar, ndërkohë që nga pala greke është punuar me tre sportele për të larguar ngë territori doganor mjetet e shumta që kanë krijuar radhë kilometrike.

Vetëm gjatë orëve të natës nga ky vendkalim kufitar kanë hyrë në vend 6000 persona. Emigrantët thonë se kanë pritur deri në një orë në kufi për kryerjen e procedurave, por megjithatë nuk ka patur probleme për shkak të radhëve të gjata.

Top Channel