Të përndjekurit në mbështetje të Topit

30/07/2010 16:00

Në krah të presidentit të Republikës në këtë betejë të re akuzash politike janë rreshtuar edhe ish-të përndjekurit.

Drejtuesi i njërit prej grupimeve të ish-të përndejkurve, Besim Ndregjoni tha se këto janë sulme për interesa politike.

“Ne e mbështesim presidentin sepse vjen nga shtresa e antikomunizmit, por edhe sepse është president i shqiptarëve dhe jo i ndonjë force politike”, ka deklaruar Ndregjoni.

Ai i ka bërë thirrje mazhorancës që të lërë sulmet ndaj presidentit, por të zbatojë rezolutën e KE për krimet e komunizmit në Shqipëri.

Top Channel