
Nga striptiste në anëtare e kabinetit qeverisës në Gjeorgji. Bëhet fjalë për Vera Kobalian, ministren e Ekonomisë në Tbilisi, një foto ku shfaqet dukë bërë striptizëm bashkë me motrën dhe një mikeshë të tyren ka vënë në një situatë aspak të këndshme kabinetin qeverisës gjeorgjian.
Fotoja u publikua prej tabloidit rus, “Komsomolskaya Pravda”, për t’u përhapur më pas me shpejtësi në të gjitha mediat ruse dhe gjeorgjiane. Por për mbështetësit e ministres 28 vjeçare gjesti ka vetëm një synim, të diskreditojë qeverinë gjeorgjiane.
Nga ana e saj vetë ministrja Kobalia në një deklaratë të sajën pas publikimit të fotos hodhi poshtë pretendimet e tabloidit rus se ajo është marrë nga një lokal striptizmi në vankuver dhe u shpreh se imazhi është bërë 10 vjet më parë në Florida, pa përcaktuar ambientin nëse bëhej fjalë për një lokal striptizmi apo jo.
“Nëse gjëja me e keqe që mund të gjejë për mua opozita dhe kushdo tjetër është një foto kolegji, nuk shoh asgjë të keqe në këtë mes”, deklaroi ministrja gjeorgjiane, Kobalia.
28 vjeçarja ka jetuar për 15 vjet në Kanada, ku ka punuar për një televizion lokal në Vankuver si dhe ka drejtuar një biznes të sajin. Mediat vendase shkruajnë se takimi i saj i parë me presidentin Sakashvili ishte gjatë lojrave olimpike dimërore të mbajtura në Vankuver.
Por emërimi i 28 vjeçares si ministre ekonomie pa patur ekperiencë politike nuk është i pari për presidentin Sakashvili. Ai i mbetet projektit të tij për të sjellë në qeverisje njerëz të rinj dhe energjike të cilët sipas tij do t’i japin fund “erës sovjetike” në vend.
Top Channel