Shkencëtarët studiuan shkëmbinj të cilët sipas tyre mund të përmbajnë shenja dhe mbetje të jetës së hershme në Mars.

Vëzhgimet disa mujore të shkencëtarëve mbi shkëmbinjtë e quajtur “Nilli fossae” në anën e errët të planetit të kuq, arritën në përfundimin se fosile që tregojnë jetesën e hershme në Mars mund të jenë ruajtur prej shkëmbinjëve.

Hipoteza e studiuesve bazohet në paralelizimin me zbulimet e bëra në Tokë, pikërisht në Australi ku janë gjetur edhe mbetjet më të hershme të gjallesave pre-historike në planetin tonë. Sipas tyre në të njëjtën mënyrë mund të dëshmohet jeta e hershme e Marsit.

Shkencëtarët e botuan studimin e tyre në revistën “Earth” dhe “Planetary Science Letters”, ku thuhet gjithashtu se shkëmbinjtë janë mbi 4 miliard vjeçarë, ose e thënë ndryshe sa treçereku i jetës së vetë planetit Mars.

Hipotezat se në Mars ka ekzistuar jeta janë përforcuar gjithmonë e më shumë, duke u nisur edhe nga zbulimi i karbonit në vitin 2008, po tek të njëjtët shkëmbinj.

Top Channel