Mjekës, nis demontimi i mortajave

30/07/2010 20:10

Në uzinën e lëndëve plasëse në Mjekës të Elbasanit është  përuruar linja e demontimit të predhave për mortajat 120 milimetërshe.

Në këtë linjë do të asgjesohen në dy faza 11 mijë e 27 tonelata predha mortaje deri në fund të vitit 2013 dhe së shpjeti do të hyjë në funksionim edhe linja e shkatërrimit të minave bakelite në një masë 2112 tonelata.

Në këtë uzinë kryhet 67% e demontimit të armëve nga i gjithë vendi. “Prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes mbetet demontimi industrial dhe vetëm ato municione që s’mund të demontohen në këtë mënyrë asgjesohen në poligonet e lejuara me ligj”, ka deklaruar zëvendësministri Ekrem Spahia.

Në uzinën e Mjekësit ka përfunduar demontimi industrial i predhave të mortajës 160 mm, që ishte edhe kalibri më i madh i predhave, janë eleminuar 157 tonelata hekzogjen, një lëndë eksplozive e fuqisë së lartë dhe shumë e rrezikshme.

Në muajin gusht do të fillojë nga puna linja e re e demontimit të minave kundertank, me një kapacitet prej 800 tonelatash në vit. Deri në fund të vitit pritet të asgjesohen gjithësej 150 tonë armatime.

Top Channel