Tiranë, prezantohet projekti i parkimit me pagesë

29/07/2010 11:35

Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot projektin e ri për parkimin publik, që parashikohet të jetë kundrejt një pagese.

Drejtori i sektorit të transportit teknik në bashki, Enton Punavija ka deklaruar se projekti synon lehtësimin e trafikut.

“Parkimi publik me pagesë synon lehtësimin e trafikut. Ky sistem do të aplikohet fillimisht tek bulevardi

“Dëshmorët e Kombit” dhe tek sheshi “Italia””, ka deklaruar Punavija. Biletat për parkimin me pagesë do të shiten tek pikat që do të ngrihen pranë parkingjeve në zonat e sipërpërmendura.

Top Channel