Inva Mula mes gjigandëve

29/07/2010 16:35

Afishja e “Simon Boccanegrës” gjendej e vendosur në hyrje të Teatro Real, në Madrid.

Inva Mula, që celi sezonin operistik në Paris me operan Mireille, e mbyllte atë në Madrid, në krah të Placido Domingos. Ashtu sic ndodh përherë, opera u rrethua nga një promocion i gjerë. Një botim i posacëm për operan, intervista me protagonistët. E kompozuar nga Xhiuzepe Verdi, opera rrëfen një histori familjare dhe dashurie, në sfondin e Genoas së tronditur nga trazirat sociale të shekullin XIV.

Inva luante rolin e Amelisë, vajzës së Simon Boccanegrës. Ndërkohë që luhej në Teatro Real, shfaqja e fundit e operas, dhe e tërë sezonit, shfaqej edhe në një ekran gjigand vendosur ne pjesen e jashme te teatrit, në Piazza de Oriente, përballë Pallatit Mbreteror. Shtypi i shkruar dhe televizionet spanjolle i kushtuan faqe dhe minuta të tëra kësaj shfaqe, që në fund, theu një rekord, plot 23 minuta e 28 sekonda duartrokitje pa ndërprerje, në këmbë. Një triumf i vërtetë për trupën!

Në fund, pesë personazhet kryesorë, të shoqëruar nga mbretëresha Sofia përshëndetën në ballkon të operas publikun e gjerë, që e kishte ndjekur operan në shesh. Pas këtij triumfi, Antonio Moreira, drejtori i teatrit, nuk mund ta përmbante më gëzimin e tij.

Pas përgëzimeve të mbretëreshës, një përgëzim i posacëm për Invën edhe nga Javier Solana, i cili nuk e fshehur habinë kur mësoi se Inva është shqiptare. Në tetor, Inva Mula do të vërë në skenën e teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë operan e Jacques Ofenbahut, “Përrallat e Hofmanit”. Opera është rregjistruar në kalendarin e teatrit dhe do të jetë padyshim një ngjarje e shumëpritur për publikun e kryeqytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA