Droga në Itali, pranga edhe 3 shqiptarëve

29/07/2010 11:45

Policia italiane ka arrestuar edhe tre shqiptarë të tjerë të dyshuar si anëtarë të grupit që trafikoi në Itali pak ditë më parë një sasi të konsiderueshme marijuane.

Policia ka shtuar bindjet se droga vinte nga Shqipëria, përmes një gomoneje të nisur nga brigjet e detit Jon.

Sasia e drogës prej 572 kilogramë, sipas autoriteteve, në treg do të pakte vlerën e 1 milion eurove.

Në operacionin e kryer pak ditë më parë në brigjet italiane, agjentët e Guardia di Finanza arrestuan një të ri shqiptar, i cili ndryshe nga bashkëkombasit e tij nuk arriti të arratisej.

Top Channel