Dasma e Chelsea, blindohet hapësira ajrore
29/07/2010 00:00
Hapësira ajrore mbi vendin ku do të mbahet martesa e Chelsea Clinton do të ndalohet për fluturimet nën 2 mijë metra për 24 orë.
Vendimi është marrë nga enti i aviacionit civil të SHBA, i cili sipas “New York Times” ka pasur një kërkesë nga shërbimet sekrete.
Masa do të hyjë në fuqi duke filluar nga ora 15 e ditës së shtunë, kur do të zhvillohet ajo që është quajtur martesa e vitit.
Në Rajnbek, qytezë 150 kilometra në veri të Nju Jorkut, kryetari i bashkisë ka vendosur që ta mbyllë trafikun që ditën e premte në të gjitha rrugët përreth vendit ku do të zhvillohet ceremonia.
Top Channel