Polanski, tjetër akuzë për dhunim
28/07/2010 13:15
Një tjetër ish-modele akuzon regjisorin Roman Polanski se e ka dhunuar 36 vjet më parë, në Los Anxhelos, në shtëpinë e aktorit Jack Nicholson.
Ish-modelja amerikane Edith Vogelnuth, aktualisht 57 vjec, e ka bërë të ditur lajmin në një intervistë për RadarOnLine.com.
Ajo ka zbuluar se është droguar e më pas dhunuar nga Polanski në vitin 1974, kur ishte 21 vjece. Intervista është publikuar edhe nga faqe të tjera interneti dhe ka bërë xhiron e botës.
Ajo vjen pas akuzës që SHBA ngritën ndaj regjisorit për dhunimin e 13 vjecares Samantha Geimer në vitin 1977.
Top Channel