Paris, Carla Bruni debuton në filmin e Allen

28/07/2010 13:55

Zonja e parë e Francës, Carla Bruni ka bërë debutimin e saj të parë në filmin e Ëoody Allen që po xhirohet në Paris.

Regjisori e përgëzoi aktoren që po merr pjesë në komedinë romantike “Mesnatë në Paris”, teksa i gjithë stafi ishte mbledhur para një dyqani ushqimesh.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy, i rrethuar nga truprojat, vëzhgoi gruan e tij 42 vjecare teksa interpretonte përkrah aktorit të njohur Oëen Wilson.

Në film luajnë gjithashtu yje të tjerë si Marion Cotillard, Kathy Bates dhe Rachel McAdams. Rruga ku po zhvillohen xhirimet është mbushur me mijëra fansa që vëzhgonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA