Neeson kritikon qeverinë britanike

28/07/2010 14:05

Aktori Liam Neeson ka kritikuar vendimin e qeverisë britanike për të shkurtuar fondet për UK Film Council, duke e cilësuar atë si një vendim “të mjerueshëm”.

Neeson e bëri deklaratën e tij gjatë premierës së filmit “A-Team” në Londër, ku ai interpreton rolin e Hannibal Smith.

Qeveria britanike njoftoi të hënën se do të shfuqizojë Këshillin, si pjesë e një shkurtimi buxheti të hartuar nga Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit.

UK Film Council ka financuar filmat “Mëngjes në Pluto” dhe “Njeriu tjetër”, në të cilët ka interpretuar vetë Neeson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA