Craig, gazetar në “Vajza me tatuazh”

28/07/2010 13:45

Aktori që interpreton James Bond, Daniel Craig do të luajë në versionin amerikan të bestseller-it “Vajza me tatuazh dragoi”.

Gjithashtu, aktori 42 vjecar do të interpretojë rolin kryesor në përshtatjen kinematografike të dy novelave që kompletojnë trilogjinë “Millennium” të shkrimtarit Stieg Larsson.

Aktorja tjetër britanike Carey Mulligan ishte thirrur për rolin e Lisbeth Salander, vajza me tatuazh, por së fundmi ajo deklaroi se nuk do të paraqitej në film.

Në këtë prodhim hollivudian Craig do të interpretojë rolin e një gazetari investigativ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA