Campbell, në 5 gusht do dëshmojë në Hagë

28/07/2010 18:15

Ish modelja Naomi Campbell do dëshmojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për llogari të gjyqit kundër ish presidentit liberian Taylor, i cili i ka dhuruar një diamant të kushtueshëm para shumë vitesh.

E vecanta është se 5 gushti, datë kur është caktuar edhe seanca, do popullojë ambientet e gjykatës për shkak të interesit shumë të madh të shfaqur nga mediat.

Janë 200 gazetarë që kanë paraqitur kërkesën për të qënë të pranishëm edhe pse salla ka shumë më pak vende. Ndërkohë, autoritetet e sigurisë i tremben trazirave në hyrje të gjykatës.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA