Eshtë ora 17.00, ndërsa populli i madh kinez po bëhet gati të kalojë një natë të qetë vere, mijëra kilometra larg, një zë njeriu po përcjell buletinin e fundit të informacionit nga një tokë e huaj për ta.

Gazmend Agai është korespondent i seksionit shqip të Radios së Jashtme të Kinës. Ai është zëri radiofonik i Shqipërisë në tokën shumëmiliardëshe dhe është i pranishëm në shtëpitë kineze në cdo ditë të javës. Puna e Gazmendit është sistematike.

Në ndryshim nga mediat e tjera globale që operojnë në Shqipëri, Radio e Jashtme e Kinës është tejet selektive në llojin e lajmit që pëlqen. “Përgjithësisht lajmet që kinezët pëlqejnë janë ato që kanë të bëjnë me vetë popullin e tyre. Duan lajme nga komuniteti kinez në Shqipëri, personazhe shqiptare që njihen në Kinë, astistë të vjetër etj”, shprehet ai. Historia e mediave apo agjencive të huaja telegrafike që operojnë në Shqipëri është më e hershme se zhvillimet demokratike në vend.

Llazar Semini shërben prej shumë vitesh si korespondent i Shqipërisë në agjencinë e mirënjohur të lajmeve Asociated Press. Ashtu si çdo gazetar tjetër i mediave që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri edhe puna e korespondentëve që punojnë për mediat e huaja, përveç punës hulumtuese, është e lidhur pashmangshmërisht edhe me zhvillimet ditore në vend. Gama e mediave të huaja që raportojnë lajme nga Shqipëria është e gjerë.

Armand Mero është korespondent i Shqipërisë për Zërin e Amerikës, punë të cilën ai e bën prej shumë vitesh. Puna e korespondentëve në dukje mund të duket e lehtë, por ajo krahas kënaqësive që të dhuron ka edhe vështirësitë e veta. Të heshtur apo të pranishëm nëpërmjet stand-up-ve, këta janë korespondentët e mediave të huaja në Shqipëri, njerëz të cilët me punën e tyre, informojnë peridikisht botën nga ajo që ndodh në një vend të vogël, të largët por shpesh, të zhurmshëm.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel