Në ankand pianoja e bardhë e Presley
27/07/2010 14:55
Pianoja e bardhë e Elvis Presley dhe një kontratë regjistrimi e nënshkruar në vitin 1955 do të dalin në një ankans që do të mbahet muajin e ardhshëm në Memfis.
Pianoja, të cilën “mbreti” e bleu në vitin 1957 dhe e mbajti në shtëpinë e tij në Grejslend, pritet të blihet më shumë se me 1 milion dollarë.
Ndërsa kontrata me “RCA Records”, e firmosur nga Presley, i ati dhe menaxheri i tij, pritet të shkojë rreth 150 mijë dollarë.
Marrëveshja e blerjes në Grejslend në vitin 1957 është mes objekteve të tjera që do të dalin në ankand më 14 gushtin e ardhshëm.
Top Channel