Kakavijë, “TIMS” vë në pranga të kërkuarin

27/07/2010 09:20

Në pikën kufitare të Kakavijës është arrestuar mëngjesin e sotëm një person i shpallur në kërkim për trazirat e pak kohëve më parë në Hamallaj të Durrësit.

Burime policore lokale njoftojnë se në pranga ka përfunduar shtetasi Gjon Pera, i cili u identifikua përmes sistemit “TIMS” teksa tentonte të hynte në Shqipëri.

Sipas burimeve, gjykata e qarkut të Durrësit e kishte dënuar në mungesë Peran me burg pa afat për shkak të pjesëmarrjes në trazirat në fshatin Hamallaj.

Top Channel