Aksidentet, përgjaken akset rrugore

27/07/2010 12:15

Korriku mund të konsiderohet muaji më i errët përsa u përket aksidenteve rrugore që kanë regjistruar një numër të lartë viktimash.

Edhe ditën e sotme, në aksidente të ndryshme kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të plagosur disa të tjerë.

Kështu, një person humbi jetën para pak castesh në aksin Lezhë-Shkodër. Burime policore lokale njoftojnë se shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por saktësojnë se një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë, në aksin Librazhd-Përrenjas, 24 vjecari Marius Toska ka gjetur vdekjen pasi makina me të cilën po udhëtonte, tip fuoristradë, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Në të njëjtin aksident një person tjetër mbeti i plagosur pasi u godit nga makina kur ajo kishte dalë nga rruga.

Top Channel