Tirane, rindërtohet kopshti nr 43

26/07/2010 15:45

Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar kopshtin numer 43  në kryeqytet duke krijuar të gjitha kushtet sipas standardeve europiane , për të mirëpritur fëmijët  e vegjël në sezonin e ri. Ne kete kopsht do te akomodohen rreth 150 femije.

“Plotësohet një kerkese e kahershme e ketij komuniteti per te patur nje kopsht me një kapacitet shume me te madh dhe per t’u krijuar femijeve te gjitha mundesite ta kalojne se bashku me edukatort, kur prinderit jane ne pune”, tha Rama.

Kopshti i cili ndodhet ne rrugen ‘Muhamed Gjollesha’, prane shkolles ‘Sabahudin Gabrani’ eshte pajisur me sistem qendror ngrohjeje  ,ambiente kreative dhe argetuese per femijet ,salla e ngrenies, e fjetjes, salla e lojes, kuzhina e te tjera .Ne qytetin e Tiranes sherbimi i mirerritjes ,zhvillimit dhe edukimit te femijeve  kryhet ne 41 kopshte dhe 29 cerdhe .Gjithsej numerohen 8533 femije qe i frekuentojne ato .Sipas kryetarit Rama keto institucione do te qendrojne hapur edhe ne muajin gusht .

Top Channel