Spanjë, bllokohet varka me 1 ton kokainë

26/07/2010 14:30

Policia spanjolle ka lokalizuar në oqeanin Atlantik një varkë me vela, me flamur brazilian, që transportonte 1.2 ton lëndë narkotike të tipit kokainë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia e vendit iberik, sipas të cilës varka vinte nga Amerika Latine dhe kishte si destinacion brigjet e Galicias, në veri-perëndim të Spanjës.

Sipas burimeve, gjatë operacionit u arrestuan tre persona që ndodheshin në bord, dy shtetas britanikë dhe një holandez.

Pavarësisht rritjes së kontrolleve në porte, Spanja vazhdon të mbetet porta kryesore e hyrjes së kokainës në Evropë, e ndjekur nga Holanda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA