NATO hedh poshtë akuzat e Karzait

26/07/2010 22:25

Pak orë nga deklarata e presidentit afgan, Hamid Karzai ku akuzohej NATO për vrasjen e 52 civilëve nga një sulm me raketa në jug të Afganistanit, ka ardhur reagimi i aleancës e cila ka mohuar akuzat e presidentit afgan.

“Nuk ka fakte për civilë të vrarë apo të plagosur nga sulmi me raketa në jug të Afganistanit, lajmi është krejt i rremë”, thuhet në deklaratën e nxjerrë nga një grup i NATO-s i cili hetoi pretendimet e Karzait.

Sipas presidentit afgan nga sulmi në fjalë i ndodhur në krahinën e Sanginit, u godit një shtëpi duke shkaktur një tragjedi të vërtetë, 52 civilë të vrarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA