Mazen: Bisedime nëse garantohen kolonët

26/07/2010 18:15

Presidenti palestinez Abu Mazen ka kërkuar garanci për kolonitë në kufij para se të nisin negociatat me Izraelin.

“Nuk i kundërshtojmë negociatat por duam garanci për sigurinë e kolonëve të vendosur në kufijtë e vitit 1967”, tha Abu Mazen duke iu referuar marrëveshjes së Oslos së vitit 1993.

Gjatë takimit me mbretin e Jordanisë, Abdallah, Mazen konfirmoi se vendimi për të negociuar nuk do merret pa u konsultuar me vendet arabe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA