Holandë, së shpejti qeveri në minorance

26/07/2010 18:20

Nis të marrë rrugë ideja e ndërtimit të një qeverie në minorancë në Holandë mes liberalëve dhe kristian-demokratëve me mbështetjen e jashtme të Pvv-së.

Sipas sondazheve të fundit, pas votimit të 9 qershorit, pjesa më e madhe e votuesve të ekstremit të djathtë është dakord dhe Wilders ka theksuar gjithmonë e më shumë se ky mund të jetë një opsion i mundshëm.

Kjo hipotezë u hodh kur liberalët dhe kristian-demokratët nuk pranuan të bashkëpunojnë me Pvv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA