Elbasan, shpërthejnë ujërat e zeza

26/07/2010 12:10

Prej dy dekadash, 25 familje ne lagjen “Aqif Pasha” jetojne midis ujrave te zeza te cilat kane shperthyer dhe ndotur te gjithe zonen. 

Shperthimi i epidemive po favorizohet edhe me shume nga temperaturat e larta. Perzierja  e ujrave te zeza me ujin  e pijshem po rrezikojne seriozisht shendetin e banoreve, te cilet shprehen se per zgjidhjen e problemit po perballen me indiferencen e te gjithe institucioneve pergjegjese.

Situata eshte renduar pasi ujërat e zeza kane depertuar ne muret e bansave duke krijuara legeshtire te perhershme. Drejtoria e Ndermarrjes se Ujesjelles Kanalizimeve  ka kryer disa here pastrimin e zones se ndotur, por nuk ka bere asnje investim ne rrjetin e kanalizimeve qe mbetet tej mase  i vjeter dhe i amortizuar .

Top Channel