Aplikimi për pasaportat së shpejti edhe nëpër konsullata

26/07/2010 15:20

Emigrantet te cilet kthehen ne atdhe per pushime, sidomos në periudhen e muajit gusht nuk do të torturohen më nëpër radhë për te aplikuar për pasaportat biometrike.

Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni  tha se po negociohet me  kompanine koncesionare dhe Ministrine e Jashtme qe per tre muaj emigrantet te mund te aplikojne per pasaporta ne konsullatat shqiptare ne vendet ku ata jetojne dhe punojne.

Poni sqaron se po merren masat per te shmangur rradhet e gjata te emigranteve te cilet vijne me pushime dhe duan te aplikojne per pasaportata biometrike gjate kesaj periudhe.

“Kemi stacione aplikimi në të gjithë Shqipërinë. Pasaporta e vjetër nuk del e papërdorshme në momentin e aplikimit, por në momentin që prodhohet e re”, u shpreh Poni.

Ndonese aktualisht kompania koncesionare arrin te prodhoje 3000 pasaporta ne dite, ne negociatat me Ministrine e Brendshme parashikohet qe kjo shifer te dyfishohet dhe brenda dy viteve parashikohet te zevendesohen te gjitha pasaportat e vjetra me ato biometrike.

Top Channel