“Parada e Dashurisëâ€, organizatori akuzon policinë
26/07/2010 21:45
Organizatori i “Paradës së Dashurisë” akuzon policinë për tragjedinë e Dyseldorfit, duke thënë se ishte policia ajo që dha urdhër që të rinjtë të turreshin drejt tunelit.
I intervistuar nga agjencia e lajmeve Dpa, Rainer Schaller shton se në orën 14:00 i ka kërkuar policisë të hapë të gjitha hyrjet drejt tunelit.
Nga ora 10-16 hyrjet ishin të bllokuara pasi u pa se fluksi ishte i madh. Schaller shton se nuk arrin ta kuptojë këtë sjellje të policisë.
Top Channel